Beadini mundohet të arsyeton fajin, Haxhirexha i’a thotë në sy: Sa më i gjatë justifikimi, aq më i rëndë gabimi

Të ftuar në emisionin 200 në Televizionin Alsat-M profesorët Haxhirexha dhe Beadini kanë diskutuar mbi plagjiaturat e plasuara së fundmi në opinion ku mes të tjerëve akuzohet profesori Nexhbedin Beadini i cili ishte i ftuar në emision, shkruan InfoShqip.

Mes justifikimeve të shumta të profesor Beadinit ndaj këtyre akuzave, duke konsumuar dhe hapësirën televizive, ndërhyri dhe profesor Kastriot Haxhirexha duke i kujtuar Beadinit se sa më i gjatë justifikimi, aq më i rëndë është faji.

Kujtojmë se profesor Beadini së bashku me disa profesorë tjerë të Universitetit të Tetovës akuzohen për plagjiaturë, u janë botuar në revista shkencore punimet e tyre të kopjuara dhe krahasuar me origjinalet nga ku janë marrë ato./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu