Këngëtarja Beatriks Ramosaj nuk ka zgjedhur të shpëtojë Donald Veshajn nga nominimi. Gjatë spektaklit në “Big Brother Vip” këngëtarja zgjodhi Beniada Nishanin.
Kur u pyet se pse shpëtoi Benin, ajo u shpreh se i ka qëndruar këto ditë që nuk është ndjerë mirë shumë pranë.
Beatrix shtoi se nuk tha emrin e Donald Veshajt, pasi ai është i fortë dhe nuk rrezikon që të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Por aktori i humorit i shpëtoi nominimit pasi e shpëtoi Beniada. Megjithatë zgjedhja e Beatriksës ka habitur ndjekësit në rrjete sociale të cilët e kanë interpretuar si krisje mes çiftit.
Ndërkohë 3 banorët e fundit që nuk iu përmend emrin shkuan në televotim dhe ata janë, Iliri, Meridiani dhe Antonela.
Zinxhiri nisi fillimisht nga Arjola e cila ishte e preferuara e shtëpisë.