Andres Iniesta është përfshirë në skuadrën e Barcelonës për “El Clasicon” e së dielës kundër Real Madridit, pasi e ka tejkaluar problemin me pulpën e këmbës.
Edhe Sergi Roberto është rikthyer në skuadër pasi e ka kryer pezullimin, dhe më shumë gjasë do të jetë në 11-shën startuese të Ernesto Valverdes për këtë ndeshje, transmeton Gazeta Express.
Ndërkohë, Valverde ka befasuar paksa me ata që s’i ka ftuar. Andre Gomes, Aleix Vidal, Lucas Digne dhe Yerry Mina nuk janë ftuar fare.
Barcelona tashmë e ka fituar titullin në La Liga, por insiston se kjo “El Clasico” do të jetë po aq e rëndësishme sa edhe ato që e kanë vendosur fituesin e La Ligës në vitet e kaluara.
Skuadra e Valverdes kërkon ta zgjatë ecurinë si skuadër e pamposhtur kundër Real Madridit për të bërë histori si skuadër e pamposhtur në 42 ndeshje.