Befasuese! Kur ndodheni në këtë hotel flini në dy shtete njëkohësisht

Nëse dëshironi të vizitoni sa më shumë vende të botës në një kohë mjaft të shkurtër, rezervimi i një nate në këtë hotel do të ishte një zgjidhje e mirë, kjo sepse kur flini në këtë hotel, mjafton të rrotulloheni një herë gjatë natës nga një anë e krevatit në anën tjetër dhe do të ndërroni jo vetëm pozicionin, por edhe shtetet në të cilat jeni.

E çuditshme, apo jo? Në fakt është më e lehtë sesa duket. Hoteli “Arbez” ndodhet në kufirin midis Francës dhe Zvicrës, në fshatin La Cure. Kufiri ndarës mes dy shteteve kalon fiks në mes të hotelit, duke e ndarë atë përgjysmë.

Shumica e çifteve vendosin të kalojnë disa ditë të muajit të mjaltit në suitën e këtij hoteli, kjo sepse është një eksperiencë mjaft e këndshme që njëri prej partnerëve fle në Zvicër dhe njëri në Francë, edhe pse ndajnë të njëjtin krevat. Një “ritual” i kësaj dhome është edhe puthja e çiftit në mes të krevatit, çka do të thotë se kanë dhuruar një puthje në dy vende njëkohësisht.

Edhe restoranti që ndodhet brenda hotelit ka disa tavolina të rezervuara, në të cilat kufiri kalon në mesin e tyre dhe praktikisht, edhe pse ulur në të njëjtin vend, disa prej jush mund të jenë duke drekuar në Zvicër dhe të tjerë në Francë. /Blitz

zv1

zv2

zv3

zvicra


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu