Behgjet Pacolli në Hagë, viziton Hashim Thaçin në burg: Ish-presidenti ishte moralisht dhe fizikisht mirë

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka realizuar një vizitë në Hagë, ku takoi ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në paraburgim.
Në një postim në Facebook, Pacolli bëri të ditur se gjendja morale dhe fizike e ish-presidentit Hashim Thaçi ishte e mirë, duke shprehur besimin e tij në procesin gjyqësor.

“Sapo përfundova vizitën time në Hagë. Presidenti ishte moralisht dhe fizikisht mirë! Shpresojmë dhe besojmë në drejtësi,” shkroi Pacolli.

Kjo vizitë e Pacollit vjen në një kohë kur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës po vazhdon, raportojnë mediat e Kosovës.

Pacolli është një prej liderëve politikë që ka mbështetur publikisht drejtësinë për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Gjykata Speciale në Hagë është krijuar për të trajtuar akuzat për krimet e supozuara të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, të ngritura ndaj disa liderëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu