Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka publikuar një fotografi nga një udhëtim i tij duke shënuar se ai është i angazhuar gjithmonë në lëvizke dhe në shërbim të Kosovës. Ai më tej shton se “Çdo udhëtim është një mundësi për të forcuar lidhjet ndërkombëtare të Kosovës, për të sjellë njohje të reja, investime dhe miqësi strategike”, shkruan Top24
“Gjithmonë në lëvizje, gjithmonë në shërbim të Kosovës. Edhe gjatë fluturimeve, koha ime është e dedikuar punës – dokumenteve, dosjeve, dhe përgatitjeve për takime të rëndësishme. Çdo udhëtim është një mundësi për të forcuar lidhjet ndërkombëtare të Kosovës, për të sjellë njohje të reja, investime dhe miqësi strategike.
Faleminderit gjithashtu ekipit tim, që më mbështet çdo ditë në çdo hap të rrugës.” ka shkruat Pacolli.