Atë që është përgatitur dhe është e gatshme për zbatim në tavolinat e diplomacisë ndërkombëtare, pse të mos e dinë edhe qytetarët e Maqedonisë, para se të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit?!
1. Qeveria e deritashme e Maqedonisë do ta merr dënimin nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga qytetarët e vendit, përmes votës së lirë:
– për shkak të bllokimit të integrimeve euroatlantike të vendit;
– për shkak të moszbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, Marrëveshjes kornizë të Ohrit, Marrëveshjes së Përzhinës, Marrëveshjes për ndryshimin e emrit të shtetit, si dhe moszbatimi i konventave ndërkombëtare të miratuara nga Parlamenti;
– për shkak të hapjes së vendit ndaj shtrirjes së ndikimit rus dhe fundamentalizmit islamik, që nuk ka lidhje me islamizmin e vërtetë tradicional vendor;
– për shkak të korrupsionit dhe kriminalitetit me përmasa shqetësuese, që e dëmton imazhin e demokracisë në përmasa rajonale dhe globale;
– për shkak të vjedhjes së pasurisë së shtetit nga grupet kriminale në strukturat e qeverisë së vendit, që vlerësohet se kap shumën mbi 6 miliardë dollarë, vetëm në dhjetë vitet e fundit;
– për shkak të gjenerimit të konflikteve ndëretnike, përmes proceseve të montuara nga strukturat e pushtetit, të frymëzuar dhe përkrahura nga qendra politike jashtë vendit; dhe sidomos,
– për shkak të pengimit të punës së Prokurorisë Speciale Publike dhe mos votimin e Ligjit për punën e saj, nga Qeveria dhe Parlamenti i vendit.
2. Në këtë plan është përfshirë edhe formimi i qeverisë së ardhshme, nga blloku i partive opozitare maqedonase të udhëhequra nga LSDM dhe dy partive më të mëdha nga blloku i partive opozitare të shqiptarëve;
3. Zhbllokimi i institucioneve të shtetit, të kapura nga strukturat kriminale që deri më sot e kanë qeverisur vendin, zhbllokimi i procesit të integrimeve euroatlantike dhe fillimi i procesit të mirëfillta për transformimin demokratik në Maqedoni.
Përmes këtij Plani, pushteti i derisotëm në Maqedoni do të gjunjëzohet përfundimisht, ndërsa rënie e plotë e tij planifikohet të ndodhë në zgjedhjet lokale të radhës.