Bejli godet anëtarët e KSHZ-së, “Për një vit kanë marrë bonuse në vlerë të 9 pagave”

Anëtarët e Komisionit Shtetërorë Zgjedhor pas zgjedhjeve lokale janë gostitur me bonuse në vlerë prej katër pagave mujore. Për punën e tyre për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën në dhjetorë të vitit të kaluar kanë ndarë bonuse në vlerë prej pesë pagave mujore.

Këtë informatë e zbuloi ambasadori amerikan, Xhes Bejli, i cili mbajti ligjëratë për luftën kundër korrupsionit në fakultetin për siguri në Shkup.

“Votat në komision kanë qenë unanime, pa marrë parasysh të partisë apo përkatësisë etnike. Edhe të punësuarit në Komision kanë marrë bonuse më të vogla. Votimi është mbajtur pas dyerve të mbyllura, larg syve të opinionit publik. Për agjencion me shumë nevoja që flet për prioritetet e liderëve.”-theksoi Ambabsadori Amerikan Bejli./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu