“Gjithkund ku shkojmë na presin krahëhapur. Familja e madhe e BDI-së po rritet edhe më shumë. Ku shkoj po shoh aktivistë të ri dhe unë jam mirënjohës për besimin e tyre”, tha mbrëmë në Gostivari, nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta, duke folur për tubimin e së enjtes të paralajmëruar në sheshin e qytetit.
Ai tha se kanë ngelur edhe tre ditë fushatë dhe se duhet vizituar çdo familje.
“Ne kemi se çka tu themi votuesve tanë, kemi bërë shumë dhe do të vazhdojmë. Të turpërohen ata që s’kanë bërë asgjë dhe shkojnë trokasin në derë apo thirrin qytetarët në telefon për t’i mashtruar e për të votuar për ata që s’kanë bë asgjë”, shtoi Bejta.
Duke folur për tubimin e së enjtes, për çka edhe ishte thirrur takimi, Bejta tha që ne si shqiptarë dhe mysliman që jemi shumicë në qytetin e Gostivarit, nuk na ngjan të mbajmë tubime në salla dhe ambiente të mbyllura, prandaj është marrë vendim që tubimi të mbahet në sheshin e qytetit./ina