Nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta i është drejtuar Arben Llabënishtit të “Besës” se “nëse i mbështetni nismat për interesat e shqiptarëve, urdhëroni ejani në takim.
“Aty do i paraqitni gjitha idetë e juaja për të mirën e shqiptarëve. Aty do i ndajmë përgjegjësitë që të realizohet programi i cili do votohet në Kuvendin e Maqedonisë. Nëse hyjmë në koalicion të bashkuar do ndajmë përgjegjësitë në ekzekutiv”, ka thënë Bejta në emisionin Click plus në TV21.