Bejta: Ne nuk i kemi fjalët e urrejtjes platformë politike

Këshillat Vendore të Lagjes së Sahatit, të pranishëm në një takim me BDI-në dhe kandidatëve për deputetë të kësaj partie, Nevzat Bejtaka thënë se platforma e BDI-së është e qartë për të ardhmen.

“Jemi Komuna e vetme në Maqedoni dhe rajon që realizuam mbi 98 % platformën e premtuar zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Pa mbaruar mandatit, kemi edhe 6 muaj, themi që e kemi realizuar platformën zgjedhore në masën 98 %”, tha kryetari i Shtabit Komunal Zgjedhor të Gostivarit, z. Nevzat Bejta.

“Neve na duhet një fitore e madhe. Si qytet, dëshiroj të jemi shembull për të gjithë. Tu themi të gjithëve që punët e mira vlerësohen nga popullata. Fitorja bindëse në zgjedhjet Parlamentare, do të ishte një motiv i fortë për ne për të vazhduar punën tonë pa orar dhe në shërbim të shoqërisë shqiptare.

Ne, tha Bejta, nuk merremi me kritika dhe nuk i kemi fjalët e urrejtjes platformë politike”, vijoi Bejta.

Partitë e tjera, shtoi ai, nuk flasin për ide, projekte dhe platformën e tyre politike, por merren me akuza dhe sulmojnë.

Pas takimit, ata u shprehën të bindur që kësaj radhe fitorja e Bashkimit Demokratik për Integrim do të jetë më e madhe se në ciklet e kaluara zgjedhore.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu