Pas shpalljes së rezultateve në komunën e Gostivarit kandidati për kryetar nga rradhët e BDI, Nevzat Bejta në një fjalim për simpatizantët e BDI i ka uruar fitoren kandidatit të Aleancës për Shqiptarët dhe kryetarit të ardhshëm të komunës së Gostivarit Arben Taravarit, shkruan InfoShqip.com
Në fjalimin e tij ndër tjerash Bejta ka thënë: “Demokracia është gjëja më e mirë, nuk arritem te korim fitore.
Ne i urojmë kundërkandidatit nga partia tjetër për fitoren, është pjesë e demokracisë, do të vazhdojmë me aktivitetet tona politike, kemi bërë shumë punë në të mirën e qytetit të Gostivarit dhe do ngelin si vepra dhe në kujtesë të qytetareve të Gostivarit” përfundon Bejta. /InfoShqip.com