Dita e parë e kampanjës zgjedhore në degën e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, filloi me hapejn e shtabit zgjedhor në fshatin Forinë.
Në prani të banorëve të fshatit, paraqitje patën kryetari i Shtabit Komuanl Zgjedho dhe kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, Nevzat Bejta, kandidatët për deputetë Talat Xhaferi dhe Mirsada Emini – Asani, kryetari i Këshillit Vendor, Rexhep Ziberi si dhe kryetari i shtabit zgjedhor në fshatin Forinë, Sabit Aliu.
Kryetari Bejta tha para banorëve të fshatit Forinë që: “Ardhja në fshatin Forinë është kënaqësi, sepse çdoherë kam qenë i mirë se ardhur në këtë fshat”.
“Qytetarët e Gostivarit janë njerëz të mençur dhe dinë të vlerësojnë. Për shkak se kemi punuar në të mirë të qytetarëve, qytetarët nga Gostivari dhe vendbanimet përreth erdhën te Qendra për Kulturë për të takuar liderin tonë Ali Ahmeti. Për herë të parë në sallë nuk kishte vend, dhe njerëzit ktheheshin prapë se nuk kishin mundësi të hyjnë. Mua më gëzoi fakti që qytetarët shqiptarë iu përgjigjen ftesës sonë dhe erdhën në tubim. Ajo që më gëzoi pa masë ishte fakti që në mesin e qindra të pranishmëve ishin shumë të ri, kishte shumë nëna shqiptare. Do të thotë se ato i shohin, i prekin dhe i vlerësojnë punët tona që i kemi bërë për qytetarët e Gostivarit”, tha Bejta.
Nga fshati juaj kemi pasur deputet Talat Xhaferin, vijoi ai, duke shtuar që për kontributin dhe meritat e tij, përvojën dhe angazhimin maksimal në të mirë të shoqërisë shqiptare, BDI solli vendim që komandanti i ynë, djali i juaj Talat Xhaferi të jetë i radhitur menjëherë pas komandantit, liderit tonë, z. Ali Ahmeti. Ky është një nderë për fshatin tuaj.
“Sot në mesin e pesë personaliteteve, veprimtarëve nga rajoni i Gostivarit që u dekoruan nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për veprimtari kombëtare është edhe kandidati ynë, politikani jonë Talat Xhaferi”, tha Bejta.
“Siç e dini unë jam i radhitur numër dy në listë menjëherë pas liderit, dhe pasojnë prej anës sonë deputetja Mirsada Emini – Asani nga fshati Çegran. Jemi të dy në këtë zonë që do të mbulojmë kërkesat e qytetarëve dhe do të realizojmë programin zgjedhor. Kemi edhe deputetin Jamin Sinani nga regjioni i Gostivarit”, tha mes tjerash kandidati Xhaferi, duke shtuar që sa i përket fshatit Forinë, shkolla fillore që u pavarësua para disa vitesh, tash i lejohet të ndërtohet Salla Sportive, dhe se ky projekt është pjesë e platformës zgjedhore të BDI-së.
Kandidatja Mirsada Emini – Asani apeloi që: “Me mençuri dhe dinjitet të jemi më gjakftohtë dhe të mos merremi me urrejtje dhe ofendime siç mund të dëgjohet nga oponentët tanë”.
“Uroj që më 11 dhjetor të korrim fitoren e radhës. Ne bashkë do të vendosim”, tha Emini – Hasani.
Ziberi dhe Aliu, shprehën falënderim për pjesëmarrësit, duke shtuar që mbështetja për Bashkimin Demokratik për Integrim në fshatin Forinë asnjëherë nuk ka munguar që nga viti 2002.