Bekim Tateshi: Kur e mbronë të drejtën dhe punon drejtë, drejtësia do të vij

Bekim Tateshi përmes një postimi në profilin e tij në FB ka komentuar vendimin e gjykatës për njohjen e Ziadin Selës për kryetar të ASh-së duke shkruar se:

Bekim Tateshi

“Kjo fitore nuk është thjesht formale – është një fitore e parimeve mbi interesat e ngushta, e përkushtimit mbi lojërat politike dhe e vizionit mbi kaosin. Është një dëshmi se kur mbrojmë të drejtën dhe punojmë me ndershmëri, drejtësia gjithmonë fiton.

Ky është vetëm fillimi!

Na presin sfida të reja, por me vendosmëri, unitet dhe vizion të qartë, do të ndërtojmë një Aleancë të fortë, të besueshme dhe në shërbim të popullit.

E drejta fiton!

ASH: 2015-2025 …

VAZHDOJMË PËRPARA …” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu