Bekir Asani godet Levizjen Besa, e quan ” ISIS”

Kryetari i degës së BDI-së në Cair, Beqir Asani përmes një postimi në facebook ka atakuar Lëvizjen BESA.

Ja postimi i plotë:

“Kush na qenka ky eksponent i ISIS-it që na paska marrë guximin me dal me shkrum plot urrejtje kundër Komandantit Ali Ahmeti.

Kush na qenka ky turkofill që e paska pa të udhës me ju tregu shqiptarëve që të bojkotojnë tubimet e BDIsë dhe të mos i votojnë luftëtarët dhe çlirimitarët, njerëzit e sakrificës, por kërkon të votohen ata që asnjëherë s’kanë bë asnjë punë për ta.Ftoj këtë eksponent të rrymave të huaja për shqiptarët që ta tërheq këtë thirrje për urrejtje, por të ofron platformë, mos të mirret me shkatërrim dhe rrënim të bijve më të mirë të kombit duke kundërshtuar UÇKnë.Ti dhe njerëzit si ti, të tubuar rreth nje sekte turkofille, keni proekt shkombëtarizues dhe antishqiptar me qëllim që Shkupi të bëhet qendër e ISISit apo e Turqisë.Ne, që i dolëm zot atdheut në viter 1998-99 dhe në vitin 2001, nuk do të mbetemi duarkryq kur rrezikohet kombi jonë nga këto të pabesë. Gjithnjë keni qëndruar si gjarpëri pas gurit, edhe kur realizoheshin proekte kombëtare: edhe kur luftonim, edhe kur ndryshonim kushtetutën, edhe kur zyrtarizuam flamurin kombëtar, gjuhën shqipe, 25.000 punësime, universitete shqiptare, 22 shkolla të mesme me mësim në gjuhën shqipe, spitale përplot me drejtor, mjek e motra shqiptare, mijëra polic e ushtar shqiptar, e shumë të tjera. Këto proekte janë therrë në syrin tuaj sepse mbajnë vulēn e UÇKsë, BDIsë, Amerikës dhe Eveopës, e jo atë që e doni ju, të Rusisë, a po ISISit. Mos luaj me zjarr se do digjesh, thotë populli jonë.”/Endacaku.ch


1 Koment

  1. ma aksh ti mu ni mut o beqir hsani me ata fillozufi te vjetr ti je ma i kecc se grujefski se ti bitha sta nihn as per komb es as per shiptar se ti je ashkali maxhup shpion je indijan je -jo vet ti por komplet ki klubi bdi jeni muta se alija sasht mut sa ti ti je mamut se menduji e alija tanisheci po kur u baht ju politik tu shit dru ahahaha ti munesh vet vllavin tan me vrah bre i poshter se ti po din politik dru pa dhen qenef je ti dhe alija asht qenef

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu