Bekteshi: Njeriu i Putinit në krye të Marrëveshjes së Ohrit emërohet për ti poshtërsuar shqiptarët

Ministri i Ekonomisë. Kreshnik Bekteshi përmes një statusi në “Facebook”, ka përmbledhur ndodhitë e fundit lidhur me krijimin e Qeverisë duke thënë se emrimi i Ivan Stoilkoviç (njeriu i afërt i Putinit) si zëvendës Kryeministër për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit nuk është vetëm për të dobësuar shqiptarët, por para së gjithash për t’i poshtëruar ata.

Sipas Bekteshit, ky emrim bëhet edhe për t’ua treguar vendin ku e kanë.

“Gojën plot duke kundërshtu agjendë e gjelbër, tak në Ministri të Ekologjisë (pa planifikim hapësinor), gojën plot për të tregu se nuk e kemi për poste por për parime, tak në Qeveri! Po ajo rini, ajo frymë e re, ku mbeti?”, tha Bekteshi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu