Berat Gjimshiti: Ja çfarë më tha gjyqtari për penalltinë dhe kartonin e kuq (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare është mposhtur në stadiumin Elbasan Arena kundër Izraelit me rezultat të thellë 3-0.

Berat Gjimshiti, i cili u skuq me karton të kuq në minutën e 18-të të takimit, pohoi se i vjen keq dhe kërkoi falje.

“Më vjen keq që ka ndodhur kjo. Më vjen keq që nuk kam mund t’i ndihmoj skuadrës dhe u kërkoj falje tifozëve. Gjyqtari më tha se këto janë rregullat në rastin e penalltisë dhe kartonit të kuq”, tha Gjimshiti.

Pas kësaj humbje, Shqipëria zë vendin e katërt me gjashtë pikë të grupit G, ndërsa Izraeli gjendet në vendin e tretë me nëntë pikë.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu