Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka publikuar një fotografi me presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Në këtë foto, Berisha ka shkruar se si Edi Rama, me urdhër të Beogradit zyrtar, nuk po lejon vendosjen e Rugovës në Tiranë.
“Miq, ju përshëndes sot me këtë foto me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, në shtepine time, shkurt 1991! Edi Rama me porosi të Vuçiç nuk lejon vendosjen e shtatores së tij në Tiranë”, ka shkruar ai.