Sulmuesi Besart Berisha ka konfirmuar se do të jetë pjesë e përfaqësuese së Kosovës në garat kualifikuese për kampionatin botërorë “Rusia 2018”.
Ai të hënën për Kohën Ditore ka njoftuar se nuk do të mund të paraqitet në ndeshjet e para të Kosovës, pasi gjendet në fazën përgatitore me klubin e tij të Australisë, Melbourne Victory.
Berisha 31-vjeçar në të kaluarën ka qenë pjesë e kombëtares së Shqipërisë.
“Është e vërtetë që dëshira ime është të jem pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Kam biseduar me trajnerin Albert Bunjaki rreth kësaj pune. Për momentin jemi në pritje se çka do të vendos FIFA. Për momentin në Australi është faza përgatitore deri në fund të muajit tetor dhe nuk kam mundësi të paraqitem në këto ndeshjet e para”.
“Por, shpresojë se pas fillimit të sezonit nëse çdo gjë shkon mirë do të vazhdojmë tutje. Do të jem në kontakt me trajnerin e Kosovës dhe të shohim se si jam fizikisht edhe si do të kalojë në sezonin e ri e më pas do të vazhdojmë edhe bisedat për të ardhmen me Kosovën”, ka thënë Berisha