Berisha i drejtohet kryeministrit Rama pas lirimit: Të vijë në debat televiziv po ia mbajti

Pas lirimit nga arresti shtëpiak, kreu i PD-së Sali Berisha ka ftuar kryeministrin Edi Rama në debat televiziv.

Sipas tij Rama tmerrohej nga dritarja dhe për këtë arsye nuk del dot në fushë.

Ai e ftojë Ramën të vijë në debat televiziv dhe të tregojë arsyet mbi marrjen e masës së sigurisë që ishte vendosur për Berishën.

“Ai tmerrohej nga dritarja, imagjino në fushë. S’del dot ai. Të vijë në debat televiziv, po ia mbajti. Pse e mori atë masë? Që të më heshte dhe pastaj të mbante fjalime kushtuar dritares. Të vijë në debat, t’ia nxjerr të gjitha një nga një. Të gjitha lidhjet me krimin që ka, vjedhjet e mëdha që ka bërë, dhunimin e institucioneve”, tha Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu