Berisha: Irani dhe Hezbullahu me Hamasin, përgjegjës direkt për agresionin terrorist ndaj Izraelit

1711283578

Gazetari i njohur, Ridvan Berisha, ka reaguar pas sulmeve terroriste në Izrael.

Ai thotë se këto sulme janë të sponsoruara direkt nga Irani, nëprmjet organizatës terroriste Hezbollah.

Sipas Berishës, ky sulm ka mbështetjen nga Rusia.

Akt agresioni direkt mbi Izraelin për të zhvendosur vëmendjen e botës nga agresioni rus kundër Ukrainës” tha ai.

Bersha është lutur që të ketë sa më pak viktima nga ky sulm, të cilin kryeministri izraelit e ka quajtur “luftë”.

Ky është reagimi i plotë i Berishës:

Sulmet terroriste të Hamasit, të sponsoruara direkt nga Irani nëpërmjet organizatës terroriste Hezbollah kundër Izraelit, padyshim besoj se e kanë edhe mbështetjen ruse. Akt agresioni direkt mbi Izraelin për të zhvendosur vëmendjen e botës nga agresioni rus kundër Ukrainës.

Duke u lutur që të ketë sa më pak viktima e më shumë paqe, Izraeli nuk do të rrijë idiferent për të shpartalluar Hamasin e Hezbollahun, organizata këto terroriste që paraqesin rrezik sistematik për humbjen e jetës së njerëzve!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu