Ish-Kryeministri Sali Berisha nuk kursen akuzat ndaj shefit të qeverisë Edi Rama, lidhur me situatën e tensionuar në mes Kosovës dhe Serbisë.
Këtë radhë përmes një postimi në Facebook, Ish-Kryeministri Berisha thotë se intervista e akademikut Rexhep Qosja, është e porositur nga Kryeministri Edi Rama.
Kjo pasi në intervistën e tij, akademiku hidhte idenë e dhënies së Veriut të Kosovës, Serbisë dhe Lugina e Preshevës t’i kalojë Kosovës
Sipas Berishës, ditën e intervistës ka patur një marrëveshje mes Edi Ramës dhe kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç.