Berlin, nëntë persona të vrarë, dhjetëra të plagosur

Së paku nëntë persona u vranë dhe pesëdhjetë tjerë janë plagosur pasi një kamion sonte kishte hyrë në një treg krishtlindjesh të mbushur me njerëz në Berlin, informuan autoritetet gjermane.

Gazeta “Berliner Zeitung” ka raportuar se kamioni erdhi nga rruga dhe hyri në tregun pranë Kishës Wilhelm në pjesën perëndimore të Berlinit.

Nuk është ende e qartë nëse ishte një aksident apo sulm, por burimet policore thanë për Agjencinë DPA se po trajtojnë incidentin si një sulm ngase sulmuesi kishte ikur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu