BESA dhe Aleanca garojnë të veteme në 15 Tetor, në raund të dytë do përkrahin njëra tjetrën?

Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët në raundin e parë do të garojnë vetëm në zgjedhjet lokale të 15 tetorit. Sipas informatave jozyrtare, Portali InfoShqip mëson se Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët do të shqyrtojnë gjitha mundësit e bashkëpunimeve eventuale për rrethin e dytë të zgjedhjeve të cilat priten të mbahen më 29 tetor.

Marrëveshja mes këtyre dy partive është tepër transparente , partia e cila do të del në rrethinë e dytë me ndonjë parti tjetër, do të ketë përkrahjen e saj në komunën përkatëse nga cila do parti që nuk do të mund të garon në rrethin e dytë. Se a do të ketë dhe sa do të ketë përkrahje mes këtyre dy partive në rrethin e dytë të zgjedhjeve, mbetet të shihet mbas rezultateve që do i marrin këto dy parti më 15 tetor, në ditën e zgjedhjeve./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu