Në pyetjen nëse partitë shqiptare janë të gatshme të heqin dorë nga platforma e përbashkët e partive shqiptare, që ju parashtrua përfaqësuesve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa, vetëm Arben Llabënishti ishte decid. Ai tha se Lëvizja Besa do ti rijë prapa deklaratës së përbashkët të partive shqiptare deri në fund pasi ajo nuk rrezikon shtetit. “Deklarata e përbashkët shqiptare është një deklaratë në përputhje me interesat e vendit dhe Lëvizja Besa do ti ri kësaj deklarate pas deri në momentet e fundit”, tha Llabënishti. Ndërkaq, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, nuk dha përgjigje të prerë dhe nuk siguroi se nuk do të tërhiqen nga kjo deklaratë. Në vend të përgjigjes së prerë edhe përkundër pyetjes së drejtëpërdrejtë, Bujar Osmani vetëm arsyetoi deklaratën. “Nuk ekziston një platformë shqiptare, ajo ishte një pretekst i zotit Ivanov. Ekziston deklaratë e partive politike që del nga platformat parazgjedhore dhe tërheqja prej programeve tona parazgjedhore, prej MO-së që është korniza e kësaj deklarate, ajo që duhet të bëjmë është të argumentojmë se nuk ekziston një dokument e bërë në një Qeveri të huaj, por ekziston një deklaratë e partive që reflekton brengat e tyre brenda teritorit të Maqedonisë”, tha Osmani.