BESA që duhet mbajtur

Në fillimet e saj kundërshtarët politik bartësit e procesit në Lëvizjen BESA i shikonin me përçmim, i quanin ‘fëmijë në politikë’, dorë e zgjatur e këtij e atij shtetit, të dështuar që nuk mund të gjejnë veten tjetër kund, e shpifje të tjera. Këtë e thoshin ata që vepronin në bazë të këtyre akuzave, ndërsa Lëvizjen BESA e përbënin profesionist të fushave të ndryshme, të cilët duke e parë gjendjen katastrofale që e sollën partit shqiptare në pushtet nuk mundën edhe më tej të qëndrojnë anësh, e të shohin se si vendi ku duhet të rriten fëmijët e tyre, për çdo ditë e më shumë po zhytej në terrin e thellë të gjithëanshëm. Politikanët e BDI-së dhe PDSH-së, por edhe të tjerë me qëllim politikën e kishin bërë të nënkuptohej si një ‘arenë’ ku luajnë rrenacakët, të pafytyrët, kriminelët, të poshtrit, të pamoralishmit, ata e kishin bërë të duket e këtillë politika, që njeriun e ndershëm, profesionist e të moralshëm ta mbajnë sa më larg politikës. Mirëpo, përderisa ata vazhdonin të shpifnin për BESAtarët lloj – lloj etiketimesh harruan një gjë elementare se të gjithë ideatorët e saj, themeluesit, dashamirët e aktivistët ishin njerëz që vinin nga populli, e që njiheshin kryesisht në mjediset ku kanë vepruar si shpërndarës të së mirës së përgjithshme.

BESËN që me të gjitha mjetet tentuan ta shpallnin si shumë të ‘vogël’, si të parëndësishme e të pavlerë, në bashkëorganizim me Organizatat Joqeveritare më 13 qershor të vitit 2015 arriti të organizojë protestë me mbi 15 mijë njerëz, ndërsa më 9 Maj të vitit 2016 së bashku me Këshillin Opozitar arriti para syve të këtij regjimi millosheviçian – ‘vogëlsia’ e saj t’i tregojë se do të ndalonte të keqen e përgjithshme me mbi 30 mijë JO-ja antiqeveritare. Ata harruan se shqiptarët nuk lejojnë t’u shkelësh BESËN e dhënë, sepse automatikisht shdërrohesh në një i pabesë, i cili mbase mund të jetojë në këtë tokë, por thjesht si një hije pa trup. Përçmimi ndaj realitetit i solli këtu ku janë, mospranimi i dështimeve i bëri të pandjeshëm ndaj fatit të popullit shqiptarë, që për çdo ditë përballej me rrahje e nga një ‘Monstër’ të montuar. Ata aq shum ishin perefeksionuar në hajni, sa që edhe ia vodhën më së paku dy deputetë Rilindjes me BESË, ndërsa duhet ta kenë të qartë se askush më nuk mund ta ndalë vullnetin e popullit për ta bërë ndryshimin.

Takimet e vazhdueshme me shqiptarët e Maqedonisë e bënë BESËN të mirëkuptohet ashtu siç ishte, vlerat të cilat i posedonte, dhe ndryshimin që do sillte, andaj vota për BESËN është votë shprese e jo dëshpërimi – shpresë kjo se do të bëhet ndryshimi i madh në shoqërinë shqiptare. BESA që duhet mbajtur është rrëfim në vete ngase konsistenca dhe qëndrueshmëria në politikë janë mbase çështje deri diku të rënda, por ato që të bëjnë të dallohesh e që tregojnë se realizon kërkesën e votuesve, e jo imponimet e çfarëdolloji qofshin ato. Andaj, kur jemi këtu këto ditë lëshohen në opinion lloj – lloj dezinformatash, por që ta kenë më të të qartë fillimisht aktivistët e Lëvizjes BESA e gjithë të tjerët duhet thënë se, prej te kryetari i Lëvizjes, Bilall Kasami, e deri të aktivisti më i fundit lidhur me formimin e Qeverisë së re, apo koalicionet e mundshme kanë deklaruar: “Me këtë BDI, me figura si Ali Ahmeti, si Musa Xhaferri, me funksionarë të tjerë të BDI-së që janë të inkriminuar në krime e hajni, të cilët gjenden në procedura të Prokurorisë Speciale Publike nuk do të pranonim asnjëherë të jemi pjesë e qeverisë së re të Maqedonisë!” Tjetër është vetëm nëse mendohet për një qeveri të përkohshme që do të ketë mandat për ta kthyer Maqedoninë në gjendje normale, ku do flitej për Ridefinimin e Maqedonisë shqiptare, qeveri që do të ketë detyra të paracaktuara një ndër to – për të përgatitur vendin për zgjedhje të reja parlamentare, të lira, fer dhe demokratike. BESA që duhet mbajtur është amaneti i dhënë ndaj votuesve tanë – amanet ky i cili duhet çuar në vend.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu