Besa: Thirrjet e BDI-së për unifikim drejt BE-së, tentativë për ta fshehur krimin brenda partisë (VIDEO)

Lëvizja BESA, e quan thirrje boshe apelin e sotëm të BDI-së drejtuar partive për formimin e një fronti të gjërë evropian, shkruan gazeta LAJM. Partia opozitare shqiptare BESA, vlerëson se BDI-ja nuk ka kredibilitet për të bërë thirrje të tilla.

“BDI-ja nuk ka kredibilitet politik që të thirrë në unifikim rreth një boshti të partive politike të cilat do të ishin bashkuar rreth rrugës së Bashkimit Evropian. Ne si Lëvizje BESA gjithmonë kemi qenë dhe mbetemi të përkushtuar, në rrugën drejt BE-së.

Por, kur një thirrje e tillë vjen nga një subjekt politik që për 20 vite qeverisje nuk ka bërë asgjë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për këta 20 vite nuk ka asnjë funksionarë të vetëm që ka përfunduar një procedurë gjyqësore.

Të gjithë e dijmë se verejtjet kryesore që i kemi nga institucionet evropiane, kanë të bëjnë pikërisht me sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit. Prandaj thirrja nga BDI-ja duket vetëm një thirrje boshe dhe për ta fshehur krimin dhe korrupsionin që e kanë brenda vetes”, u shpreh Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes BESA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu