BESA ‘zbret’ fuqishëm në terren: Takime intensive në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar e Strugë

Si çdo herë edhe tani Lëvizja BESA gjendet vazhdimisht në bashkëbisedim me qytetarët shqiptar gjithandej në Maqedoni.

Kështu, anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Qendror së bashku me kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së fundmi janë duke realizuar takime intensive me aktivistët partiak, anëtarët e rinj dhe shok e dashamirë në të gjitha viset shqiptare në Maqedoni. Madje, flitet se BESA ka përgatitur një strategji të mirëfilltë nga Shtabi Organizativ për të qenë prezent edhe në vise ku nuk jetojnë shumë shqiptar si Manastiri, Velesi e Prilepi. Sepse sipas tyre ata kanë thënë se do të jetën prezent “edhe aty ku gjendet qoftë edhe një shqiptar”.

Në kuadër të këtyre bashkëbisedimeve me qytetarët shqiptarë në Strugë, Shkup, Gostivar e Tetovë, po zhvillohen njëkohësisht takime edhe me personalite te dëshmuara për konsulta, dhe mundësi të kyçjes aktive edhe të tyre në këtë Lëvizje.

Burime të besueshme pranë Lëvizjes BESA i thanë “InfoShqip” lidhur me këto informacione tona se: “Ne jemi aktiv vazhdimisht në teren pavarësisht se për çfarë kohe bëhet fjalë, fakti që nuk kemi dëshirë të ‘fotografohemi’ në takimet e vazhdueshme me aktivistët dhe anëtarët e rinj që kyçen në Lëvizje nuk do të thotë se nuk jemi prezent në terren. Se sa jemi aktiv në terren më së miri e dëshmoi edhe anketa e fundit e IRI-t, por edhe prezenca masovike nëpër themelimin e degëve e nëndegëve tona (madje ky është treguesi më i mirë). Sidomos protesta e 9 Majit e thirrur nga Këshilli Opozitar (ku bëjmë pjesë edhe ne), e ku kishte mbi 30 mijë protestues që i thanë mjaftë Qeverisë VMRO – BDI – ishte përgjigjja më e mirë ndaj skeptikëve të anketeva me relevancë ndërkombëtare si IRI”.

Ne do të vazhdojmë të jemi prezent në terren pavarësisht ka, s’ka, apo mbarojnë zgjedhjet, thonë nga BESA, për t’i dëgjuar hallet dhe brengat e qytetarëve, pasi ekzistojmë që t’u shërbyer kauzave të tyre.

13147748_1728377134114633_8917189537187094013_o

13246425_1732821460336867_9077961413792740148_o

Anketa e IRI-t e ralizuara para protestave të 9 Majit:

14291787_312243732476772_3571609214354966165_n


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu