Kjo dëshmon se më 22 nëntor në Shkup salla Boris Trajkovski do të jetë e vogël për besatarët e koalicionit BESA – RDK..
Në prag të hapjes zyrtare të fushatës parazgjedhore Lëvizja BESA ka zhvilluar takime rasti me banorët e vendbanimeve Butel, Shuto Orizare, Studeniçan, Saraj e Çair. Interesimi i qytetarëve ka qenë i jashtëzakonshëm për të dëgjuar ofertën dhe planet që ofron kjo lëvizje politike e cila do të garojë për herë të parë në zgjedhjet e 11 dhjetorit.
Qytetarët patën rastin të bashkëbisedojnë me bartësit e listave për deputetë, kryetarin e Lëvizjes BESA Bilall Kasami, nënkryetarin Zeqirija Ibrahimi, sekretarin e përgjithshëm Afrim Gashi si dhe anëtarët e kryesisë qendrore Skender Rexhepi – Zejd e Kastriot Rexhepi të Lëvizjes BESA.
Në këto takime, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka thënë se sot si kurrë më parë është koha që shqiptarët të përfaqësohen nga njerëz profesionist, me dinjitet dhe integritet të lartë moral. Ai është shprehur se diskriminimi për shqiptarët përfundon duke e ndëshkuar BDI – në me votë parti e cila, sipas tij, shiti të gjitha interesat kombëtare në emër të përfitimeve personale.
Ndërsa, pjesëmarrja e madhe në këto tubime dëshmon se më 22 nëntor në ora 19:00 salla e Boris Trajkovskit do të jetë e vogël për besatarët.