Besnik Ajeti, kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për këshilltar në Qytetin e Shkupit është njëherazi edhe kryesuesi i Listës së këshilltarëve. Gjatë fushatës zgjedhore Ajeti së bashku me kandidatin Visar Ganiu dhe me kandidatë të tjerë për këshilltarë ka qenë prezent në në të gjitha takimet dhe aktivitetet e ndryshme të organizuara, me qëllim të njohjes nga afër të problemeve, ankesave dhe kërkesave të banorëve, biznesmenëve, e të tjerë. Një prej aktiviteteve më të fundit ishte prezantimi i projektit të kandidatit Ganiu për themelimin e ndërmarrjes për higjienë komunale, ku së bashku me besnik Ajetin u angazhuan se do të punojnë të gjithë që Çairi t’i ngjajë komunave evropiane.
Një prej angazhimeve më domethënëse të Ajetit është ai i siguroi ato në mbështetjen që do të kenë edhe në Qytetin e Shkupit për realizimin e projekteve të tyre dhe rimëkëmbjen e vazhdueshme të të gjitha artizanateve dhe fuqizimit ekonomik të tyre.
“Do të jemi zëri juaj në Qytetin e Shkupit”, i është drejtuar Ajeti artizanëve dhe biznesmenëve të Çarshisë.
Besnik Ajeti ishte prezent edhe gjatë tubimit përmbyllës të fushatës të organizuar në sheshin Skënderbe. Në fjalën e tij Ajeti po ashtu ka premtuar se do të angazhohen në maksimum për të realizuar programet që janë në interes të shqiptarët dhe të të gjithë qytetarëve. Bartësi i listës së këshilltarëve të BDI-së në Qytetin e Shkupit, është edhe drejtor i shkollës së mesme “Cvetan Dimov”.
Me kandidaturën e tij shqiptarët do të fitojnë një zë të fuqishëm në këshillin e qytetit të Shkupit, në realizimin e projekteve të cilat janë tejet të dobishëm për shqiptarët e Shkupit.