Beteja e Kosovës dhe pasojat e përgjakshme të mitit serb, kryetemë e së dielës në “Koha Ditore”
23 qershor 2018 23:00
“Pasojat e përgjakshme të mitit serb” është kryetitulli i së dielës në “Koha Ditore”.
Shkrimi kryesor me të njëjtin titull flet për mitin manipulues për Betejën e Kosovës e përdorimin e saj nga nacionalistët serbë në luftën e fundit në Kosovë, fjalimin e Millosheviqit në Gazimestan; rëndësinë e kësaj beteje dhe atë që thonë dokumentet për pjesëmarrjen e shqiptarëve në të.
“Një betejë e papërfunduar” është komenti i Agron Bajramit për temën e së dielës.
Në intervistë historiani “Muhamet Mala” flet për të vërtetat dhe gënjeshtrat për “Betejën e Kosovës”.
Për krye-temën e fundjavës vjen edhe reportazhi “Mes Gazimestanit dhe Tyrbes së Sulltan Muratit”.
“Populli që nuk do të jetë i lumtur” dhe “Vizita në vendin që nuk eksiton” janë dy prej shkrimeve në faqet e botës.
Fejtoni i radhës nga Biblioteka e Kongresit Amerikan flet për depërtimin italian në Shqipëri para rreth 90 vjetësh.
Fotoreportazhi i së dielës për emërtimet e rrugëve, me shkrepjet e Alban Bujarit.
Kosovarçe sjellë rrëfimin e “Amerikanëve të Prizrenit”.
Në faqet e kulturës zënë vend shkrimet për “Pianisten në kërkim të vazhdueshëm të veprave sfiduese” dhe “Realitetin politik të SHBA-së në qëndisjet e artistes shqiptare”.
Këtë javë, monument sjellë “konsullatën e harruar që dëshmon lulëzimin e Prizrenit”.
“Starova ka synime të mëdha me Feronikelin” dhe “Karriera e madhe e Krushës me fund të hidhur” janë dy prej shumë shkrimeve interesante nga sporti./KohaDitore