Biden aspak i shqetësuar për rënien e popullaritetit: Njerëzit do të më kuptojnë më vonë

Presidenti amerikan Joe Biden u shpreh se nuk i intereson më të ndjekë sondazhet për popullaritetin e tij. Ai u shpreh i sigurt se amerikanët do e kuptojnë herët a vonë dhe premtoi se nuk do e zhgënjejë asnjëherë vendin.

Në këtë mënyrë Joe Biden iu përgjigj komikut amerikan Jimmy Fallon, drejtues i ‘The Tonight Show’ i transmetuar nga NBC. Presidenti amerikan zgjodhi një nga emisionet absolutisht më të ndjekur dhe më popullor amerikan për të dhënë mesazhin e tij dhe tek amerikanë që nuk e njohin agjendën e tij politike dhe ekonomike.

Duke folur nga rezidenca e tij në Delware, ku kalon zakonisht fundjavat, kreu i Shtëpisë së Bardhë foli për luftën ndaj pandemisë dhe klimës së përkeqësuar politike pas katër vitesh të presidencës Trump. Sipas tij amerikanët janë të shqetësuar pasi iu thuhen gjëra jo të vërteta për situatën në të vilën jetojnë. Por Biden theksoi se ekonomia amerikane por rritet si asnjëherë tjetër prej 60 vitesh me nivelin e papunësisë që ka ndaluar në 4.2%.

Duke folur për jetën në Shtëpinë e Bardhë, ai tha se nuk ndihet si në shtëpinë e tij por si në shtëpinë e shumë njerëzve që dhe punojnë aty. Dhe pse ka një staf të tërë në dispozicion Biden pranoi se mëngjesin e përgatit vet. Jimmy Fallon përfundoi intervistën duke i thënë presidentit amerikan se kishte risjellë klasin në presidencë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu