Presidenti amerikan, Joe Biden, beson se një marrëveshje armëpushimi mund të arrihet së shpejti në Rripin e Gazës.
“Ne besojmë se mund ta mbyllim marrëveshjen, të gjithë thanë se janë dakord në parim”, tha presidenti amerikan nga Delaware, duke shtuar se ai është optimist dhe sipas tij palët janë ”në prag të një marrëveshjeje“.
Biden gjithashtu ka thënë se ka ardhur koha që kjo luftë të përfundojë.