Biden do të merr pjesë në inaugurimin e Trumpit, nuk do të veprojë sikur republikani para katër vjetëve

Presidenti aktual amerikan, Joe Biden, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trumpit si president i 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Inaugurimi pritet të zhvillohet më 20 janar të vitit 2025, në përputhje me traditën kushtetuese amerikane, shkruan theguardian.

Në një deklaratë të bërë për shtyp, Biden theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë ngjarje historike, duke e cilësuar atë si një akt që nënvizon përkushtimin ndaj parimeve themelore të demokracisë dhe rëndësinë e ruajtjes së një transferimi paqësor dhe të rregullt të pushtetit.

Pavarësisht dallimeve tona politike, mbështetja e procesit demokratik është thelbësore për unitetin e vendit dhe forcimin e institucioneve tona”, u shpreh ai.

Ky vendim bie në kontrast të thellë me qëndrimin e vetë Trumpit në vitin 2021, kur ai refuzoi të pranojë fitoren e Bidenit në zgjedhjet e vitit 2020 dhe nuk mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të tij.

Mungesa e Trumpit atëherë u cilësua si një thyerje e traditës dhe një sfidë ndaj normave politike në Shtetet e Bashkuara.

Pjesëmarrja e Bidenit këtë herë shihet si një mesazh pajtues dhe një përpjekje për të forcuar vlerat e dialogut dhe respektit institucional, pavarësisht sfidave të mëdha politike që kanë shoqëruar vendin në vitet e fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu