Dekorata më e lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ndahet ish-sekretares së Shtetit, Hillari Klinton. Presidenti Xho Bajden do të vlerësojë 19 personalitete në politikë, kulturë, art dhe sport.
Përveç Klintonit, Medalja Presidenciale e Lirisë do ti jepet edhe futbollistit Lionel Messi, frontmenit të grupit U2, Bono, dhe filantropit Soros.
Vendimi për t’i ndarë dekoratë Klintonit është vazhdimësi e lidhjes familjare mes Bajden dhe Klintonëve.
Bajden ishte vlerësuar me një çmim nga “Clinton Global Citizen Award” vitin e shkuar në Nju Jork. Pasi kishte pranuar këtë çmim, Bajden e kishte falënderuar ish-sekretaren e Shtetit “për mënyrën se si i ka ndihmuar dhe mënyrën se si ka folur për të”.
“Nuk mund ta them, por mund ta pyesësh Jillin (gruan). Unë, gjithsesi, të dua”, pati thënë Bajden në atë kohë.