Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka deklaruar se Rusia do të paguajë një çmim afatgjatë për krimet mizore në Ukrainë. I pyetur nëse SHBA do të mbronte Tajvanin nëse do të sulmohej nga Kina, presidenti tha se “po”, shkruan BBC.
“Ky është angazhimi që kemi marrë,” tha Biden.
“Pekini e konsideron Tajvanin si një provincë renegate që duhet të bashkohet me kontinentin. Ne ramë dakord me politikën “Një Kinë”, ne e nënshkruam atë por ideja që Tajvani mund të merret me force është e pa përshtatshme. Do të jetë veprim i ngjashëm me atë që po ndodh në Ukrainë”, tha Biden.