Vendi vazhdon të ketë rënie drastike të Inetimeve të Huaja Direkte, e po ashtu deri tash kemi rritje reale të ekonomisë vetëm 2 për qind.
Sipas të dhënave të fundit të BKQ-së, Investimet e huaja direkte në TM2 2023 rezultojnë të kenë shënuar rënie prej 12.5 përqind, duke arritur vlerën prej 184.4 milionë euro.
“Rënia IHD-ve është evidentuar kryesisht në sektorët e patundshmërisë, ndërtimtarisë dhe sektorin e xehetarisë përfshirë guroret.
Sektori i patundshmërisë mbulon 60.0 përqind e përgjithshme të IHD-ve apo 110.6 milionë euro për periudhën prill-qershor 2023.
Investimet e huaja direkte të rezidenteve nga Kosova në vendet tjera kanë shënuar rritje në periudhën prill-qershor 2023, duke arritur vlerën prej 53.1 milionë euro (50.7 milionë euro në prill-qershor 2022), investime të destinuara në vendet e rajonit e të orientuara kryesisht në sektorin e patundshmërisë”, thuhet në raportin e BQK-së.
Po ashtu sipas të dhenave të BQK-së Kosova përllogaritet të ketë shënuar rritje reale të aktiviteteve ekonomike.
“Aktiviteti ekonomik në Kosovë, sipas vlerësimeve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), ka shënuar rritje reale prej vetëm 2.0 përqind në TM2 2023”, thuhet në raport.