Prishtinë – Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, shpreson që deputetët e Kuvendit të votojnë pro Ligjit për naftën, madje ai shprehet i bindur se deputetët nuk do të hezitojnë t’i japin dritën jeshile një ligji kaq të rëndësishëm.
“Ligji i Naftës i naftës ka kaluar në lexim të parë, besoj që edhe në lexim të dytë të kalojë sepse ky ligj nuk ka kaluar mbi një dekadë dhe i ardhur koha. Nuk ma merr mendja që nuk votohet ngaqë në lexim të parë ka kaluar”.
Sa i përket çmimeve ai tha se ka zbritje të lehtë, ndonëse OPEK kishte paralajmëruar se ulje mund të kishte vetëm në muajin janar të vitit të ardhshëm. Barjani thotë e Kosova është më e lira në rajon sa i përket çmimeve, përjashtuar Maqedoninë ku akciza është më e ulët.
“Sa i përket çmimit të naftës mund ta bëj një konfirmim se ka një zbritje të lehtë. Sipas OPEK-ut u mendua që deri në janar nuk do të ketë zbritje të çmimeve, por çmimi veç se ka një rënie të lehtë. Ky është një lajm i mirë për qytetarët e republikës tonë, edhe pse janë shërbyer me çmimet më të mira në rajon se Maqedonia, Serbia, Bosnja. Shqipëria është më e shtrenjtë se ne me 35 cent. Në Kosovës dizeli është më i lirë, përveç Maqedonisë që e ka akcizën më të lirë”.
Qeveria e Kosovës është zotuar se do të kthejë kontrollin e cilësisët së naftës tek Dogana e Kosovës se deri tani cilësinë e naftës e ka kontrolluar një kompani private.
Berjani kishte marrë premtim nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari se Ligji për naftën do të kalojë brenda 100 ditëshit të kësaj Qeverie.