Bie vlera e Bitcoin

Kriptomonedhat Bitcoin dhe Eter kanë rënë në nivelet më të ulëta disamujore të martën, raportoi Reuters.

Bitcoini, kriptomonedha më e madhe në botë për nga vlera e tregut ka rënë për 6 për qind, në 88,245 dollarë.

Kjo shënon edhe uljen më të madhe që nga nëntori dhe herën e parë që ka rënë nën 90 mijë dollarë që nga mesi i janarit.

Ndërsa eteri ka rënë deri në 11 për qind apo në 2,333 dollarë – më e ulëta që nga tetori.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Bitcoini pati arritur vlerën rekord në 106 mijë dollarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu