Bilall Kasami: BESA identifikohet me rininë intelektuale të shqiptarëve të Maqedonisë (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i ftuar në intervistën “Sakte.net” ka shpalosur objektivat dhe qëllimet e kësaj partie politike e cila për herë të parë garon në zgjedhjet e përgjithshme në Maqedoni. Ai ka treguar se pse shqiptarët e Maqedonisë duhet ta zgjedhin këtë opcion politik si dhe ka shpalosur disa pjesë të platformës zgjedhore.

Kasami ka thënë se BESA identifikohet si Lëvizje e rinisë intelektuale të shqiptarëve të Maqedonisë, e cila ofron zgjidhje për çdo problem me të cilin ballafaqohen shqiptarët.

Ai ka thënë se sipas statistikave më shumë Komandant e ushtarë të UÇK-së janë vrarë pas luftës së 2001-ishit, se sa në luftë. Prandaj, Kasami ka thënë se një ndër pikat kyçe të platformës së Lëvizjes BESA është që shteti i Maqedonisë njëherë e përgjithmonë të pastrohen nga e kaluara e saj e dyshimtë, ku shqiptarëve në të shumtën e rasteve u janë përgatitur raste të ndryshme të montuara, andaj sipas tij shteti i Maqedonisë duhet të kërkojë falje për të gjitha të zezat që ua ka bërë shqiptarëve të Maqedonisë ndër vite.

Për më tepër ndiqeni intervistën e plotë më poshtë:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu