Mbrëmjen e sotme në Komunn e Dibrës u mbajt hapja solemne e zyrës së Lëvizjes BESA-Dega Dibër. Të pranishëm ishin edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sekretari organizativ i Lëvizjes BESA njëkohësisht dhe deputet në Kuvendin e RMV-së Adnan Azizi si dhe kryetarja e forumit të gruas Melinda Rashidi, shkruan InfoShqip.
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari Bilall Kasami tha se, Dibra është pjesë e Shqipërisë natyrale dhe se me hapjen e rrugëve do rikthehet edhe natyrshëm si qendër e gjithë shqiptarëve.
Pas tij fjalën e mori edhe sekretari organizativ i Lëvizjes BESA i cili emëroi anëtarët e komisionit që do kontribuojnë në formimin e forumit të gruas, forumit te rinisë dhe nën degëve tjera.