Bilall Kasami i përgjigjet Ali Ahmetit

Kryetari i Lëvizjes Besa – pjesë e koalicionit VLEN, Bilall Kasami i ka reaguar kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti për deklaratën e thënë sot, ku kërkon nga VLEN që t’i kthehet rrugës së dinjitetit, krenarisë dhe ta mbrojë Marrëveshjen e Ohrit.

Ahmeti gjithashtu tha se “edhe pse VLEN e ka kundërshtar politik, sërish nuk dëshiron t’i shohë të turpëruar”.

Kasami pyet Ahmetin se në cilën rrugë të dinjitetit duhet të kthehen, atë të listës së zezë ku janë përfshirë Artan Grubi dhe Ramiz Merko?

“Në cilën rrugë të kthehemi, Ali Ahmeti? Në rrugën e Artanit Grubit, Ramiz Merkos…, rrugën e listës së zezë, në rrugën mbrapsht dhe pa dinjitet.

I turpëruar je ti, që je duke mbyllur karrierën tënde si është më keq. Shqiptarët do të ndjeheshin të dëshpëruar sikur ju të vazhdonit rrugën e qeverisjes së keqe, që dëshmohet me raste të shumta në dëm të së ardhmes së tyre”, shkruan Kasami duke shpërndarë lajmin e TV21.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu