Kryetari i Lëvizjes BESA, para banorëve të Bërvenicës, tha se gjatë këtyre 25 viteve ka pasur shumë parti që kanë premtuar megjithatë ata nuk kanë mbajtur premtimet e tyre dhe nuk kanë realizuar asgjë, ndërsa si rezultat i kësaj, sot në skenën politike është Lëvizja BESA dhe koalicioni “Rilindje me BESË”. “Ne jemi në skenën politike sepse e vlerësuam se duhet të ja rikthejmë shqiptarisë atë të cilën na e mohuan për 25 vitet politikanët e deritanishëm. Ajo është dinjiteti dhe ajo është krenaria shqiptare. Dhe këtë do t’ua rikthejmë me BESË. Vërtet pas 11 dhjetorit shqiptarët do të Rilindin.