Bilall Kasami uron Kosovën

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami uroi Kosovën për vitin e saj të nëntë të pavarësisë, me anë të një postimi në Facebook.

“Shtetësia e Kosovës është përpjekje e shumë brezave dhe jo vetëm e shqiptarëve të Kosovës, andaj edhe ne shqiptarët e Maqedonisë jemi jashtëzakonisht të lumtur për 9 vjetorin e shtetit të Kosovës. Lëvizja BESA ia uron pavarësinë të gjithë popullit të Kosovës, por edhe gjithë shqiptarëve anembanë, duke rikujtuar se kjo datë do të mbetet edhe gjatë kohë si kthesa më e madhe e historisë shqiptare në shekullin e ri. Urime 17 Shkurti dhe gjithmonë festofshim në paqe e liri!”, shkroi Kasami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu