Bilall Kasami uron Kurban Bajramin

I nderuari Reis ul-Ulema i BFI-së

Të nderuar besimtarë myslimanë,

Derisa miliona haxhinj sot luten në Arafat, ndërsa ne presim ardhjen e festës së Bajramit të Kurbanit, pranoni urimet e mia më të sinqerta për ju personalisht dhe për të gjithë besimtarët shqiptarë myslimanë të vendit tonë, duke u lutur që festën e madhe ta presim dhe kalojmë në paqe, dashuri dhe mirëqenie. Meqë kjo festë vjen me mesazhin e madh të sakrificës për vlerat e larta, urojmë që ajo të jetë mësim për të gjithë se si ia vlen të sakrifikohet për idealet e larta. Asnjë fitore e madhe nuk arrihet me sakrifica të vogla. Andaj lutemi që Bajrami i Kurbanit të jetë festë që na mbruan me dashuri për tjetrin, për fqinjin dhe për atë që ka nevojë për ndihmën dhe buzëqeshjen tonë. Meqë sot përkujtohet edhe 11 Shtatori i viktimave të sulmit terrorist në Nju Jork, Bajrami mund të jetë një reflektim për të gjithë ne se sa është e rëndësishme që bota jonë të ngrihet mbi parimet e dashurisë dhe respektit të ndërsjellë.
Urime për shumë mote!

Bilall Kasami, kryetar


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu