Bina: E kuptoj Veselin dhe Gëzimin se pse jane aty dhe qeshen po çka ka kërku Ziadini atje?

Shkruan : Bebim Imeri-BINA

Takimi i sotëm i thirur nga z-i Ahmeti për disa parti shqiptare është dëshprues për shkak të disa momenteve

1. Koha e propozuar për tu mbajt takimi për koordinim të partive shqiptare është një ditë para rizgjedhjeve në Tearcë ku vendoset se vallë do t’i pamundësohet definitivisht VMROse të bëjë qeveri. Duke marë parasysh se VMRO tërë fushatën e kishte bazuar duke friguar elektoratin maqedonas me shqiptarët , ky takim i thirur për koordinim të krejt partive shqiptare u konvenon VMROSe që një ditë para rivotimit të ketë motiv për mobilizim shtesë të elektoratit maqedonas në bazë të shovenizmit. Kam frigë pra se mos ndofta motivi për takimin e sotshëm është i dyshimt

2. Momenti i dytë ështe se z-i Ahmeti e ka humbur kredibilitetin po edhe legjitimitetin që të flasë dhe koordinojë për nevojat e Shqiptarëve në Maqedoni. Në të gjitha çështje strategjike BDI ka ra prej provimit.
2.1. Që nga momenti kur BDI ka ardhë në pushtet Maedonia më tepër po largohet nga rruga Euroatlantike
2.2. Ështe fakt se BDI ka kontribuar në rritjen e sasisë së arsimit të mesëm dhe atij sipëror por njëkohësisht cilësia e arsimit të Shqiptarëve në Maqedoni është edhe më e ulët se rezultatet që Maqedonia i arriti me testimin e fundit të PISA. Paramendoni Maqedonia është diku e treta kah fiundi bashk me shtete jofunkcionale nga Afrika. Nëse gjimnazi më i mirë në gjuhë shqipe është diku në vendin e 17 në testet e maturës në Maqedoni mund ta merni me mend se sa më poshtë në testet e PISA do ishte arsimi të cilin e ndërtoi BDI.
2.3. Momenti i tretë ku BDI ra prej provimit është se punësoi individë nëpër institucione por nuk krijoi insitucione të cilat do ti jepnin shërbime popullit. BD, e keqpërdori mundësinë për qëllime elektorale
2.4. Dëshprimi im më i madh është pjesmarrja e personit që më së miri e kupton diskriminimin ekonomik që i bëhet Strugës ne hesap te Ohrit. BDI nuk arriti të ndërtojë sistem transparent , të parashikueshëm dhe të drejtë të sistemit intraqeveritar finansiar. Në atë sistem ka mekanizma kontrollii. Zv Ministri i Finansave është nga BDI dhe zv Kryetari i BNJVL është i BDI dhe këta mund ta parandalonin cunamin e Strugës që i bëhet nga pushteti qendror por lejuan ose bashkevepruan qe Struga te diskriminohet ne baza partiake por ndoshta edhe ne ato etnike.

Si perfundim
– Takimi u thir ne kohë që të përfitoj VMRO për mobilizim shtesë
– Z-i Ahmeti ka ra prej provimit pasi në 4 çështje strqtegjike me nder me thane e ka ….dhe ato në

1)EU dhe NATO integrime 2) Ndërtim të institucioneve që japin shërbime cilësore 3) Cilësi në arsim dhe 4) Decentralizim

duke i pasur parasysh keto une e kuptoj Veselin dhe Gezimin se pse jane aty dhe qeshen po çka ka kërku Ziadini atje?


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu