Nje ditë, mes Lukmanit të urtë dhe të birit u zhvillua kjo bisedë:
I biri e pyeti: O baba! Cila është mirësia më e mirë që mund të gjendet tek një njeri?
Lukmani iu pergjigj:”Feja biri im”.
Djali:”Po nëse janë dy?”
Lukmani:”Feja dhe pasuria.”
I biri:”Po nëse janë tre:
Lukmani: “Feja, pasuria dhe turpi.”
I biri:”Po nëse janë katër?”
Lukmani:”Feja, pasuria, turpi dhe morali i mirë.”
I biri:”Po nëse janë pesë:
Lukmani: “Feja, pasuria, turpi, morali i mirë dhe zemërgjëresia.”
I biri:”Po nesë janë gjashtë?”
Lukmani: “O bir im, nëse këto mirësi gjenden tek një njeri, atëherë ai është i devotshëm para Zotit dhe i dashuri i Tij, si dhe armik i shejtanit.”
Zoti ua dhashtë këto pesë mirësi gjithmonë në jetën tuaj.