Shefi i diplomacisë ruse Sergej Llavrov dhe serketari shtetror i SHBA-së, Xhon Keri sot biseduan me telefon për situatën në Siri, njofton Ministria ruse e Punëve të Jashtme.
Në njoftim theksohet se të dyja palët këmbyen qëndrime edhe për krizën në Ukrainë dhe për bashkëpunimin në Këshillin e KB-së për Korenë e Veriut.
Biseda telefonike ishte me kërkesë të SHBA-së, e cila para dy ditëve i suspendoi të gjitha bisedimet bilaterale me Rusinë për Sirinë.