Nicole Allen, nënë e një vajze të vogël, i ka bërë fëmijës së saj një dhuratë para Ditës së Falënderimeve. Zgjedhja e Allen konsistonte në një shkop magjik shtrigash, që në majë supozohej të mbante foton e vajzës.
Epo, e vërteta ishte shumë ndryshe nga ç’mendonte nëna e vajzës.
Kur vajza hapi dhuratën dhe filloi të luante, pa se në majë nuk ishte fotoja e saj, por një fëmijë i pushtuar nga djalli që priste damarët.
Sigurisht, Nicole nuk e ka lënë me kaq dhe ka shkuar te shitësi për t’u ankuar lidhur me foton tmerruese. Përgjigjja e shitësit ishte e thjeshtë: “Në paketim shkruhet tekstualisht që është një “shkop i lig”, prandaj nuk të detyrohem asgjë”.
Ai gjithashtu është shprehur se do ta heqë lodrën nga stendat vetëm nëse merr ankesa të tjera. /Blitz