Blerim Sejdiu: Ose pastroni rrugët urgjentisht, ose do t’i pastrojmë ne

Anëtari i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, Blerim Sejdiu ka komentuar mos pastrimin e rrugëve me borë nga autoritet komunale të Komunës së Zhelinës, duke thënë pastroni rrugët urgjentisht (sidomos në Merovë, Sallarevë, Cerovë dhe Leshnicë të Epërme) ose do t’i pastrojmë ne, duke filluar prej sonte në mesnatë!

“Autoriteteve të komunës së Zhelinës ju themi, ose pastroni rrugët urgjentisht (sidomos në Merovë, Sallarevë, Cerovë dhe Leshnicë të Epërme) ose do t’i pastrojmë ne, duke filluar prej sonte në mesnatë!
Ju nuk duhet të fleni, ashtu siç sonte nuk mund të flejnë banorët e këtyre fshatrave!
Kjo nuk kërkon arsyetime! Jeni jo serioz dhe të papërgjegjshëm deri në fund! Turp të keni!”, ka shkruar në rrjetin social facebook Blerim Sejdiu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu